Kur jemi në fund të vitit kalendarik, kanë nisur të llogariten edhe statistikat.

Viti kalendarik po mbyllet dhe në Spanjë futbolli do të nisë të luhet muajin e ardhshëm. Në La Liga lojtari që është aktivizuar më së shumti në vitin 2018 në të gjitha garat ka qenë mesfushori i Atletico Madridit, Angel Correa.


Argjentinasi është aktivizuar në plot 59 ndeshje, dy më shumë se mesfushori i Sevillas, Pablo Sarabia. Listën e plotësojnë, Franco Vasquez me 56 aktivizime dhe Ever Banega e Saul Niguez me 55 ndeshje. E veçanta e Top 5 lojtarëve me më së shumti ndeshje të luajtura është se të gjithë këta janë pjesë e dy ekipeve, Atletico Madrid dhe Sevilla.




Previous Next