Shkarkimi i Jose Mourinhos nga pankina e Manchester United pati një jehonë botërore.

Ndarja e bujshme e Mourinhos u komentua gjithashtu edhe nga legjenda e “Djajve të Kuq”, Wayne Rooney. “Klubi mori një vendim të drejtë, pasi kishte medoemos nevojë për ndryshim.


Jam i sigurt se drejtuesit menduan të njëjtat gjëra që menduan edhe ata të stafit, kuzhinierët dhe magazinierët. Asnjë prej tyre nuk ishte i lumtur me Mourinhon. Marrëdhëniet mes disa futbollistëve dhe stafit nuk ishin të mira, ndërsa Solskjaer tani është njeriu i duhur për të ringritur klubin”, tha Rooney.

Previous Next