Manchester City nuk do të tentojë ta transferojë Isco Alarcon gjatë merkatos së janarit.
Është i ditur pëlqimi i trajnerit Pep Guardiola për mesfushorin e Real Madrid, por ai nuk është i gatshëm ta afrojë atë në skuadër. Sipas “Evening Standard”, City nuk do të provojë ta transferojë lojtarin gjatë janarit, edhe përkundër pëlqimit të Guardiolas për lojtarin, pasi që ky i fundit nuk dëshiron ta “rrezikojë” progresin e Phil Foden.
Isco nuk ka gjetur hapësirat e tij që nga ardhja e Santiago Solarit në krye të stolit të “Los Blancos”, përkundër kohës së Julen Lopeteguit, kur ishte pjesë kryesore e formacionit. Foden në anën tjetër ka vazhduar kontratën e tij me Manchester City, ku shihet si lojtari më premtues në skuadër dhe ka dashurinë e trajnerit Guardiola.