Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë për prestigjiozen britanike The Guardian ku ka folur për derbin dhe dy golat kundër Manchester United, rivalit më të madh te Liverpool.
“Shaqa i madh është në ndërtesë’, brohoriti Virgil van Dijk pasi që lojtari që ia fitoj ndeshje Liverpoolit po kthehej në zhveshtore të dielën.
Xherdan Shaqiri, 1.68 metra i xhat por quhet “Shaqa i madh” apo “Big Shaq” tashmë ka lënë gjurmë në Anfield para se të shkëlqej kundër Manchester United gjë që bëri që Van Dijk të brohoras emrin e tij. Edhe ashtu ai ishte vërtetë i befasuar nga reagimet që bën që ai të ndihet special në një ditë speciale. “Kishte një ndikim të madh”, tha Shaqiri pasi kontribuoj me dy gola për Liverpoolin kundër rivalit të tyre të vjetër. “E shoh nga njerëzit që punojnë këtu”. Ai kështu i referohet MelWoodit, qerdhës ku Jurgen Klopp përgatit lojtarët e tij për ndeshjen kundër Wolverhampton Wanderers të premten, ku ata pozojnë edhe për fotografi dhe spote për Krishtlindje. Georginio Wijnaldum ka një kapelë të Babadimrit përderisa dërgon mesazhe për tifozët. Jordan Henderson ia cak dy tifozëve të rinj derisa ata i shikojnë në stërvitje. Shaqiri është pak i turpshëm dhe ende është i rezervuar që prej ditës së diel. “Ne patëm mbrëmjen e Krishtlindjeve atë natë dhe duket se të gjithë vinin tek unë të më falënderonin. Isha pak i befasuar. Të gjithë me thanë: Faleminderit, faleminderit, ju tashmë jeni legjendë! Ishte mirë ta dëgjosh këtë gjë, ishte një ndjenjë e mirë atë ditë, por këta djem të cilët janë këtu çdo ditë me të cilët kaloi ditën dhe shikojmë për të ardhmen. Në fund ishte një ndeshje e Premier Ligës me tri pikë por tani po shikoj për tri pikët e ardhshme të premten”, shton Shaqiri.