Vetëm një ditë pasi u shkarkua nga Manchester United, Jose Mourinho është kthyer në Londër, aty ku edhe jeton familja e tij.
Në një intervistë të dhënë për mediat vendase, trajneri portugez komentoi shkurtazi eksperiencën e tij në Mançester, por edhe shkarkimin. “Manchester United ka të ardhme të sigurt edhe pa mua dhe unë kam të ardhmen time edhe pa “Djajtë e kuq”.
Jam vërtetë i lumtur dhe i nderuar që punova në “Old Trafford” për më tepër se dy vite”, theksoi Mourinho. Trajneri portugez u shkarkua pasi klubi prej javësh po kalonte një krizë rezultatesh, që e kishin nxjerrë nga objektivat, ndërsa ambienti nuk ishte i qetë as në dhomat e zhveshjes.