Në konferencën për shtyp, para ndeshjes që ekipi i tij Totenhem do të ketë përballë Everton, Mauricio Poçetino është vënë përballë zërave që e lidhin atë me Manchester United.

Por, zëdhënësi i klubit londinez ka qenë shumë i acaruar me këto pyetje të gazetarëve, aq sa nuk e lejoj trajnerin argjentinas të flasë aspak lidhur me këtë çështje, duke i ngritur zërin edhe gazetarëve që po drejtonin pyetjet. Nuk i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij episodi Poçetino, i cili është munduar që të “shuajë gjakrat” duke thënë: “Uau, qetësohu. U bëre ‘’ylli’’ i kësaj konference”. – ka thënë mes të qeshurave trajneri 46-vjeçar.


Previous Next