Cili është lojtari më i shtrenjtë që luan në Itali ose jashtë saj? Është dikush, i cili kohët e fundit ka ngritur në mënyrë të ndjeshme vlerën e tij në merkato.
Ai është Lorenzo Insigne, numri 24 i Napoli-t, i cili në kombëtare mban fanellën me numrin 10. Sipas të dhënave nga “Transfermarket”, ai nuk ka rivalë mes italianëve që luajnë në Serinë A, por edhe në kampionatet e tjera europiane. Sa kushton “fantastiku” Insigne? 75 milionë euro, një shumë që e pozicionon në vendin e parë përpara dy “njohjeve” të vjetra të futbollit italian:
Marco Verratti i Paris Saint-Germain (70 milionë) dhe Jorginho i Chelsea-t (65 milionë). I katërti është Ciro Immobile i Lazio-s: 10 gola në kampionat dhe italiani i parë në renditjen e golashënuesve më të mirë të Serisë A, pas Piatek (12) dhe Cristiano Ronaldo (11). Sa kushton sulmuesi i Lazio-s? 50 milionë euro. I njëjti çmim edhe për talentin e Fiorentina-s, Federico Chiesa, i cili në fund të sezonit mund të ndërrojë fanellë (ndiqet nga Juventu-s, Inter dhe Napol-i). 10 futbollistët italianë me vlerën më të lartë: 1. Lorenzo Insigne (Napoli) 75 milionë euro 2. Marco Verratti (Psg) 70 milionë 3. Jorginho (Chelsea) 65 milionë 4. Ciro Immobile (Lazio) 50 milionë 5. Federico Chiesa (Fiorentina) 50 milionë 6. Federico Bernardeschi (Juventus) 45 milionë 7. Alessio Romagnoli (Milan) 40 milionë 8. Donnarumma (Milan) 40 milionë 9. Leonardo Bonucci (Juventus) 35 milionë 10. Lorenzo Pellegrini (Roma) 35 milionë