Manchester United ka shënuar edhe fitoren e dytë nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, duke e mundur 3:1 Huddersfieldin në ‘Old Trafford’.

Paul Pogba me dy gola dhe Nemanja Matic me një gol, ishin realizatorë në këtë fitore të Manchester United. Pas ndeshjes, trajneri Ole Gunnar Solskjaer, ka lavdëruar mesfushorin Pogba, për të cilin thotë se tani është i lumtur. Pogba ka përjetuar periudhë të vështirë nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke qenë larg formës që jemi mësuar ta shohim te Juventus. “Paul e di që mund të shënojë më shumë gola dhe të krijojë më shumë raste. Ai ka pasur disa asistime javën e kaluar. Ai është i lumtur tani”, ka deklaruar Solskajer.

Previous Next