Një djalë nga Kina pagoi një grup kërcimtarësh për të krijuar atmosferën e duhur që të propozonte të dashurën e tij në publik.
Vajza u prek aq shumë saqë shpërtheu në lot në skenën e sajuar në Chengdu, jugperëndim të Kinës.
Por sapo pa unazën, u kthye andej nga kishte ardhur sepse diamanti ishte më i vogël se pritshmërinë e saj. Në komunikimin e mëvonshëm mes çiftit në rrjetet sociale, vajza lexohet t’i ketë shkruar djalit: “Më parë ramë dakord për një diamant 1 karat. Pse ishte aq i vogël?”