Klubi i Ligue 1, AS Monaco, ka lëshuar një komunikatë zyrtare, duke e konfirmuar rikthimin e Leonardo Jardim në postin e trajnerit vetëm pas tre muajve që ishte shkarkuar, kështu duke zërë vendin e Thierry Henry.


Jardim ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e gjysmë, dhe do t’ia fillojë punën të dielën. Henry njëherë u suspendua nga klubi, në mënyrë që të merrej një vendim për të, dhe sot u konfirmua shkarkimi i tij për shkak të rezultateve të dobëta. Monaco aktualisht është në pozitën e parafundit në Ligue 1 me 15 pikë, një më shumë se Guingamp, që mban pozitën e fundit. Henry ka marrë vetëm pesë fitore në 20 ndeshjet e tij me Monacon në të gjitha garat.

Previous Next