Mesfushori holandez do t’i bashkohet katalanasve. Frenkie De Jong do të largohet nga Ajaxi.
Mesfushori i talentuar holandez ka arritur akordin me Barcelonën dhe pritet vetëm firma në kontratë.El Mundo Deportivo raporton se katalanasit kanë arritur marrëveshjen me Ajaxin, që do të përfitojë 75 milionë euro nga shitja e lojtarit.
21-vjeçari, i cili ka zhvilluar pesë ndeshje me kombëtaren holandeze, do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me Barcelonën, ndërsa pjesën e dytë të sezonit do ta vazhdojë në La Liga. Gazeta spanjolle zbulon se akordi është kryer me datë 13 dhjetor, kur agjenti i De Jong i bëri të qartë drejtuesve të Barçës kërkesat e Ajaxit dhe të lojtarit. Për De Jong interesoheshin dhe klubet e Manchester Cityt, Bayern Munichut dhe PSG.