Gonzalo Higuain ka vendosur të largohet nga Italia dhe sipas mediave të vendit fqinj ua ka bërë të ditur vendimin e tij drejtuesve të Milanit.

Klubi kuqezi, natyrisht, është i pari që vendos në një histori që përfshin Chelsea-n dhe Juventusin, ndaj e ka bërë të qartë që nëse e lë të lirë argjentinasin, refuzon të humbasë 18 milionë eurot e paguara për huazimin e sulmuesit verën e shkuar.


Për këtë arsye, dy janë rrugët që mund të ndiqen për zëvendësimin e 31-vjeçarit, edhe pse Milani prioritet ka ta mbajë, por është e qartë që një futbollist i pakënaqur është një rrezik i madh për të gjithë.Hipoteza e parë - Milani ia kalon Chelsea-t huazimin e Higuain, me miratimin e Juves, duke marrë në shkëmbim 18 milionë euro skonto për blerjen përfundimtare të mesfushorit Bakayoko (nga 35 që është çmimi) dhe duke marrë në këmbim Morata-n, për të cilin Milani do kishte nevojë urgjente. Huazim 18-mujor, 5 milionë pagesë fillestare dhe 40 milionë për blerje përfundimtare.Hipoteza e dytë - Milani zeron kontratën e huazimit me Juventusin dhe i kërkon 19-vjeçarin Kean, si shlyerje të 18 milionëve paguar verën e shkuar. Më pas, Juve i shet Higuain Chelsea-t për 55 milionë, ashtu si ishte marrëveshja me Milanin, që sërish do të kërkonte Morata-n nga Chelsea.

Previous Next