Futbollisti holandez do të largohet nga Bayern Munichu në verë. Arjen Robben përmendet si përforcimi i radhës për skuadrën e Interit.

Duket se zërat për një ofertë ndaj holandezit janë të vërtetë dhevetë 34-vjeçari e pranon se disa klube po e kërkojnë, dhe se ndihet krenar për këtë fakt.


“Javët e fundit kanë qenë plot angazhime për babain tim, njëkohësisht edhe agjenti im, por më vjen mirë kur di që klube të tilla si Interi, kanë shprehur interesim për mua”, tha Robben. Për të ardhmen ende nuk kam vendosur, të shohim dhe të presim”. “Fillimisht dua të përqendrohem të rikthehem në formë me Bayernin. Nuk e di kur, por duhet të marr një vendim”. “Nuk do pres deri në fund të sezonit. Kam një familje dhe kam një plan për karrierën time. E përsëris, jam i privilegjuar dhe i falënderoj klubet që po më kërkojnë” theksoi holandezi.

Previous Next