Tensione mes yllit spanjoll dhe trajnerit të Realit. Isco dhe Real Madridi janë në prag të ndarjes.

Marrëdhënia mes yllit spanjoll dhe trajnerit Santiago Solari është shumë e tensionuar, kjo për faktin se tekniku e ka mënjanuar thuajse plotësisht 26-vjeçarin.


Sinjalin e fundit e ka dhënë as më shumë as më pak por vetë kapiteni i “Los Blancos” Sergio Ramos. “Është e vështirë që të përmirësohet situata mes Solarit dhe Iscos”, ka deklaruar një prej lojtarëve kryesorë tek kampionët e Evropës. Isco nuk e ka provuar shijen e të qenit titullar thuajse asnjëherë që nga momenti kur Solari mori drejtimin e klubit spanjoll, më konkretisht ka luajtur nga minuta e parë në vetëm dy nga 16 ndeshje. Këtë situatë është duke e vëzhguar Juventusi, i cili ka kohë që interesohet për futbollistin dhe nëse nuk do të ketë një përmirësim të kësaj gjendjeje, atëherë kampionët e Italisë, pritet të vihen në sulm për ta transferuar Iscon në Serie A. “Sky Sport Italia” pretendon se Juventusi do të fokusohet të Isco, pas marrëveshjes me uellsianin Aaron Ramsey. Situata e komplikuar e spanjollit te kampionët e Europës u konfirmua dhe nga kapiteni Sergio Ramos. Isco ndihmoi “galaktikët” të fitojnë 3 tituj Champions League radhazi, nën drejtimin e francezit Zinedine Zidane, por ka qenë vetëm 5 herë në formacionin titullar gjatë këtij sezoni në La Liga, situatë kjo që nuk po i pëlqen aspak. Gjithçka lidhet me trajnerin e ri të skuadrës “merengues”, që nuk do t’i besohet Solarit për sezonin e ardhshëm.Juventusi duhet gjithashtu të mundë konkurrencën e Manchester Cityt, që nuk kursehet në miliona, kur në diskutim janë lojtarë që mund të bëjnë diferencën, si Isco.


Previous Next