Milot Rashica ka mahnitur të gjithë me fizikun e tij të jashtëzakonshëm.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, po përgatitet për pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë. 22 vjeçari është pjesë e ekipit të Werder Bremen që ka udhëtuar në Afrikën e Jugut, për t’u përgatitur pas pushimit dimëror në Bundesligë. FOTO GALERI Në përgatitjet në Afrikën e Jugut, Milot Rashica ka befasuar të gjithë me fizikun e tij. Një fotografi e djaloshit nga Vushtrria, ku shfaqen këmbët e tij, është duke u përhapur shumë në rrjetet sociale. Fiziku i Rashicës, duket i njëjtë me atë të Xherdan Shaqirit, që shquhet për muskujt e tij.
Shtypni më poshtë që të shikoni foton:



