Prodhuesit e makinave kineze njihen për vjedhjen e projekteve nga prodhuesit e makinave perëndimore.
Ata nuk përballen me pasoja ligjore pasi e bëjnë këtë, sepse ata kanë mbrojtje nga prokuroria. Sidoqoftë, ushtria kineze po pretendon se kanë prodhuar një automjet më të fuqishëm në botë për segmentin e saj. Sipas AutoGuide, duke cituar South China Morning Post, ushtria kineze po pretendon se BJ80 është “automjeti më i fuqishëm në botë”.
Shtypni më poshtë që të shikoni foton:
Me sa duket, rezultatet e fundit të testimit e vlerësuan atë shtatë herë më të fuqishëm se makinat e kompanisë Mercedes. Studiuesi që kreu testet madje shkon aq larg sa të thotë se rezultatet janë “pothuajse një mrekulli”. “Është një vlerësim tepër i lartë ndaj makinës, duke marrë parasysh peripecitë që duhej kaluar “, tha Song Kai, një studiues i asociuar në Kolegjin e Inxhinierisë Mekanike dhe Automjeteve në Universitetin Hunan në Kinën Qendrore.

