Teksa temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë “paralizuar” vendin, situata do të vijojë të mbetet e tillë.
Sinoptikanët thonë për “Si” se ajri i ftohtë me origjinë skandinave, nga veriu i Europës, që goditi Ballkanin dhe vendin tonë, do të vazhdojë të jetë aktiv edhe sot.
Shtypni më poshtë dhe vazhdo:
Për shkak të kësaj situate klimaterike, reshjet e dëborës kanë qenë intensive në pjesën më të madhe të territorit. Sot në mëngjes temperaturat kanë qenë më të larta sesa ishin dje, por gjithsesi ishte ftohtë. Në zonat malore temperaturat janë luhatur prej -3 deri 3 gradë celsius, në zonat e ulëta 3 deri 9 gradë dhe në bregdet temperaturat ishin nga 4 deri 12 gradë celsius. Sot reshjet e borës kanë humbur intesitetin duke mbetur të paktën në lindje të vendit. Në fundjavë do të ketë ndërprerje të përkohshme të reshjeve por temperaturat do të bien sërish ku në zonat malore ato dot arrijnë në -12 deri -16 gradë celcius.
