Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian(BE), Federica Mogherini, sot në Bruksel priti për herë të parë në takim ekipin negociator të Kosovës, ku me dy bashkëdrejtuesit e delegacionit, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, foli në lidhje për përfundimin e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Kliko më poshtë për të vazhduar leximin
Mogherini palës kosovare i ka parashtruar kërkesa të qarta për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe sipas saj për të krijuar klimë që i kontribuon në të mirë të dy palëve, që nënkupton arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes dy shteteve që sjell stabilitetin dhe paqen në rajon. Mogherini i ka parashtruar palës kosovare tri kërkesa të qarta për të vazhduar dialogun me Serbinë, që sipas saj nënkupton se më mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë çështje të hapura, por do të përfundojnë të gjitha mosmarrëveshjet shekullore me nënshkrimin e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obliguara mes të dyja shteteve. Tri kërkesat e Mogherinit ndaj Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë: Heqja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, Në gjysmën e parë të këtij viti të përfundohet dialogu me ritëm të përshpejtuar dhe dinamikë të shpejt Marrëveshja duhet t’i përcaktojë vlerat dhe standardet evropiane dhe nuk parasheh ndarje në vija etnike Ndarja në vija etnike nuk nënkupton ndalimin e korrigjimit të kufirit, gjë që Mogherini ka deklaruar më herët se BE’ja nuk ka vija të kuqe ndaj korrigjimit të kufirit, por ndaj ndarjes etnike të kufirit, transmeton Gazeta Metro. Kjo e fundit këtë e ka konfirmuar përmes një komunikate për media pas takimit me palën kosovare, ku ka thënë se arritjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen dhe të implementohen për t’i hapur rrugë fqinjësisë së mirë mes të dyja vendeve.
“Duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen e implementohen dhe veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”, ka thënë ajo, transmeton Gazeta Metro. Për të gjithë këto kërkesa që janë cekur më lartë i ka zbuluar para gazetarëve sot edhe kryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, i cili ka bërë të qartë se Kosovës ju janë kërkuar këto kushte. Të pranishëm sot në Bruksel ishte një delegacion shumë i madh,