Nisja e një fushate bastisjesh ndaj familjeve të dëshmorëve dhe ish-pjesëtarëve të UÇPMB’së po tensionon situatën në Luginën e Preshevës.
Bastisjet me pretekst të kërkimit të armëve në familjen e dëshmorit Qenan Rrahimi në fshatin Boshtrom kanë tronditur familjarët e dëshmorit.
Kliko poshtë dhe vazhdo leximin
Ndaj dukurisë së bastisjes së organeve serbe të sigurisë ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB’së si dhe Këshilli Nacional Shqiptar, raporton televizioni publik i Kosovës. Që të dyja institucionet veprimet e tilla të policisë serbe i vlerësojnë si tendencë për të provokuar situatën në këtë rajon. Përfaqësuesit institucional të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë ftuar qytetarët shqiptarë që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme rreth kësaj periudhe të rëndësishme kohore kur po bëhen përpjekje për zgjidhjen e statusit të rajonit.