Juventus është ndalur në një barazim dramatik sonte ndaj Parmas me rezultatin 3-3 në "Allianz Stadium". Ndeshja u zhbllokua në minutën e 36' me golin e yllit portugez, Cristiano Ronaldo. Edhe në pjesën e dytë Juventus e nis shumë mirë ndeshje, pasi në minutën e 62' Daniele Rugani dyfishon rezultatin ndaj miqëve. Miqtë zgjohen nga gjumi duke ngushtuar rezultaitn me golin e Barillas në minutën e 64'. Por buzëqeshja e Parmas nuk zgjat, ku mbas dy minutash Ronaldo shënon edhe golin e 3. Por dy golat e Gervinho në minutat e 74' dhe 90+3' ndalën Juventusin brenda në shtëpi. Pas këtij barazimi Juventus renditet në vendin e 1 me 60 pikë, ndërsa Parma në vendin e 12 me 29 pikë, më poshtë mund t'i shikoni golat:


Previous Next