Barcelona ka barazuar 2-2 me Valencia-n në Camp Nou në mbrëmjen e së shtunës. Skuadra katalanase e nisi shumë keq ndeshjen teksa miqtë kanë kaluar në avantazh të dyfishtë gjatë pjesës së parë. Ishin golat e Gamiero dhe Parejo (24’ dhe 32’) që i vështirësuan goxha punën vendasve, po fatmirësisht kanë Lionel Messi-n. Argjentinasi ka shënuar penalltinë e 50-të në La Liga, i treti pas Cristiano Ronaldo-s (61) dhe Hugo Sanchez (56), në pjesën e parë dhe golin e dytë në minutën e 64’. Kishte kohë mjaftueshëm për golin e fitores nga të dy krahët, por sfida nuk kishte fitues dhe Barça duhet të kënaqet me një pikë. Messi ka shënuar gol në nëntë ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet (11 gola), ecuria më e mirë që prej janarit të 2013. Me këtë rezultat, Barça shkon në kuotën e 50 pikëve nga 22 ndeshje.

, shtypni më poshtë që të shikoni golat:


Previous Next