Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka thënë se me ligjin e pagave që u votua sot, po jetësohet parimi, “paga e njëjtë për punë të njëjtë”. “Nga një sistem i pagave në sektorin publik që ishte i fragmentuar dhe i paefektshëm, i cili nuk siguronte pagë të barabartë për punë të barabartë, tani pagat do të bazohen në parimin “Paga e njëjtë për punë të njëjtë“, nga një mesatare e pagës që ishte rreth 370€, tani e tutje do të jetë rreth 550€, me mundësinë e ngritjes në përspektivë”, ka thënë Lekaj, shtypni hapësirën më poshtë dhe lexo më shumë:


Sipas tij, të gjitha kategoritë që paguhën nga buxheti i shtetit, duke filluar nga mësimdhënësit, mjekët, gjyqtarë, prokurorë, policë, gardianë, doganierë dhe të tjerat më radhë, tani e tutje do të kenë pagë të dinjitetshme që shkon nga 800 € – 1900 € dhe do të kenë koeficientë stabil. “Kështu, gradualisht, qeveria e kryeministrit Haradinaj, po përmbyllë ndërtimin e një sistemi adminitsrativ të shpërblyer, sipas angazhimit të tyre, e cila do të prodhojë dhe implementojë ide që zhvillojnë ekonomikisht, dhe e bëjnë shtet të së drejtës, vendin tonë. Për #Kosovën që duam të gjithë! Urime…!”, ka shkruar Lekaj.

Previous Next