Seanca e Kuvendit të Kosovës po zhvillon një seanca maratonike, të nisur qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm.Nga ora 11:00 e deri në këto orë të mbrëmjes Kuvendi ka debatuar për 5 projektligje, ndërsa që ende nuk ka arritur tek projektligji për buxhetin që është edhe pika kryesore e kësaj seanca.


Deri në orën 20:00, Kuvendi ka miratuar Ligjin për Paga, Projektligji për administratën publike dhe agjencitë e pavarura, dhe po diskutohet ende për projektligjin për dialogun.
Orët e gjata të seancës dhe pa pauza kanë bërë që deputetët të ushqehen brenda sallës së Kuvendit.Në mesditë ishte vet kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ai që kërkoi nga administrata që të sjellin në Kuvend ushqimin për deputetët, shkruan GazetaBlic. E në orët e mbrëmjes PSD ka “shtruar edhe një sofër të dytë”.
Mollë banane, çokollatë, jogurt e pije, janë vetëm disa nga gjërat që shihen në tavolinat e Partisë Social Demokrate.


Previous Next