Trajneri francez është i papunë që nga maji i vitit të shkuar. Arsene Wenger mësohet se ka pranuar katër oferta brenda një muaji për t’iu kthyer punës së trajnerit. Pas 22-vjetëve të kaluara tek Arsenali, ai i dha fund aventurës me Topçinjtë gjatë verës së shkuar, si dhe francezi ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Premier Ligë.


Sipas The Times, Wenger ka oferta nga klube dhe kombëtare dhe tani është në dorën e tij për të vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën. Gazeta angleze shkruan po ashtu se Wenger u ka thënë shokëve të tij se brenda një muaji do të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij si trajner.

Previous Next