Lojtari i Bullgarisë, Ivaylo Chochev nuk do të luajë sonte në duelin ndaj Kosovës.
Chochev u lëndua në takimin ndaj Malit të Zi dhe pritet të mungojë në të gjitha ndeshjet kualifikuese të kombëtares së tij.
Mesfushori bullgar, Ivaylo Chochev e ka pësuar një lëndim të rëndë – ku edhe lëshoi fushën.
Sipas mediave bullgare, më saktësisht, ‘Telegraph.bg’, Chochev do të mungojë të paktën 8 muaj, pasi ka lëndur gjurin e tij.
Përveç tij edhe Kiril Despodov do të mungojë në sfidën e sotme ndaj ‘Dardanëve’.