Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e takimit mes Kosovës dhe Bullgarisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Futbollistët tanë janë më të entuziazmuar se kurrë, derisa kanë postuar mesazhet e fundit nëpër rrjetet sociale para fillimit të takimit.


Por mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka dhënë një mesazh të çuditshëm dhe të pakuptueshëm për publikun, përcjell Periskopi.

“Vendi jone o ktu! Po lë t’mashtrohen najditë deri n’taksirat!”, ka shkruar Vojvoda në Instagram, ndërsa mbetet enigmë dedikimi i këtij postimi.

24-vjeçari pritet të jetë në formacionin startues pas paraqitjeve mbresëlënëse në ndeshjet e fundit.

Previous Next