Personazhi i radhës mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte Nertili, i cili rrëfeu historinë e jetës së tij. Gjithçka kishte nisur 29 vite më parë, kur Nertili kishte ardhur në jetë.


Që në fëmijëri ai ishte rritur i vetëm pasi familja e kishte b*raktisur në jetimore.

Nertili rrëfeu se kishte kaluar një periudhë tepër të vështirë në shtëpinë e fëmijës sepse mbi të kishin ushtruar dh*unë f*izike. Vështirësitë e Nertilit kishin vazhduar edhe në gjimnaz, pasi shokët nuk e pranonin përshkak se ai ishte j*etim. Për këtë arsye Nertili ishe detyruar që të b*raktiste shkollën. Pas shumë vitesh, ai kishte vendosur që të kërkonte familjen, por kishte gjetur vetëm babain, Rrahimin.

Nertili i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar babait të tij që t’i tregonte identitetin e nënës dhe ta ndihmonte që ta gjente atë. Sipas tij, babai e kishte gënjyer shumë herë dhe se ai e dinte se ku ndodhet ajo.

Pavarësisht këmbënguljes së moderatores, Arbana Osmani dhe publikut që ndodhej në studio, Rrahimi nuk pranoi që t’i tregonte të vërtetën Nertilit sepse sipas tij e ëma nuk e donte.



Previous Next