Elvis Naçi dhe shqiptarët kanë bërë të lumtur një 16-vjeçare nga Pogradeci. Naçi e quajti vajzën hero.inë, pasi ajo kujdeset e vetme për familjen e saj. Shqiptarët dhe Elvisi e ndihmuan Inën, që ajo të kishte një shtëpi të re.


Ajo u shpreh nga studio e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”:

Unë e di se ai sot është i kënaqur se unë e çova amanetin e tij deri në fund, por vetëm me ndihmën tuaj dhe të shqiptarëve. Nuk e besova dot, kur u futëm në banesë unë prisja që të vinin miqtë por pastaj ju më thatë që ishte apratamenti ynë. Ne prisnim të ktheheshim tek ferri ynë, por shqiptarët na kishin çuar në parajsë.

Ndërsa Elvisi nga ana tjetër shtoi:

Jemi edhe ne shumë të lumtur, ju Ina dhe fëmijët jeni të pafajshëm, jeni të gjithë heronjë, ja keni dalë por nuk jeni përkrahur shumë nga shoqëria. Ti je shumë inteligjente, jam i sigurt që do bëhesh infermiere. Ti do të na telefonosh dhe ne do të jemi në krahun tënd. Video nga minuta 01:14:00.

Previous Next