Inter është mposhtur nga Lazio në javën e 29-të në Serie A me rezultat, 0:1.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Sergej Milinkovic-Savic në minutën e 13’-të, raporton lajmi.net.
Inter u mundua deri në fund të ndeshjes që të barazonte së paku rezultatin, mirëpo Thomas Strakosha ishte vendimtar me pritjet e tij.
Pas javës së 29-të, Inter gjendet në vendin e tretë me 53 pikë, gjersa Lazio në të pestin me 48 sosh.