Reali ka arritur të fitojë në Santiago Bernabeu mes shumë vështirësive përballë ekipet që renditen në vendin e fundit të tabelës.

Ishte Huesca ajo që befasoi duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 3’ me Juan Camila Hernandez. Pas golit të shënuar Huasca vazhdoi të befasonte me lojën e mirë që po zhvillonte.


Në minutën e 25’ është Isco Alarcon i rikthyer me Zinedin Zidane me dy gola në dy ndeshjet ne drejtimin e francezit.

Ndeshja e parë do të mbyllej në barazimin 1 me h1.

Pjesa e dytë do të fillonte më mirë për Realin por Huesca tregon dëshirë në fushë dhe herë pas herë vë në vështirësi Realin i cili arrin ta gjejë golin e avantazhit në minutën e 62’ me Dani Ceballos.

Kur të gjithë po prisnin golin e tretë të Realit për ta mbyllur ndeshjen Huesca befason sërish ku pas një goditjë këndi arrin të ndëshkojë sërish Realin dhe të barazojë rezultatin në minutën e 74’ me Etxeita.

Reali në 15 minutat e mbetura u hodh i tëri në sulm për golin e avantazhit dhe arriti ta shënonte falë një super goditje të Benzema i cili po kalon një sezon të shkëlqyer të Reali në aspektin përsonal duke qenë ai golashënuesi e kësaj skuadre.

Reali qëndron në vendin e tretë me 57 pikë ndërsa Huesca në vendin e fundit me 22 pikë.



Previous Next