Arjan Cekani, shqiptari që punonte në një pastiçeri në Itali, ka ndërruar jetë sot pas një aks*identi të rëndë në punë. Ai ishte shtruar në S*pitalin “Niguarda” në Milano, por pas pl*agëve të rënda që mori nga ak*sidenti në punë, sot ka ndërruar jetë.


Sipas mediave italiane, Cekani kishte tentuar të zhbllokonte makinerinë e punës, por krahu i tij u kap në ingranazh dhe u thith nga makineria. Ngjante si skena e një filmi ho*rror ajo që u shfaq para syve të forcave ndërhyrjes së shpejtë, të cilët ndërhynë në firmën e pastiçerisë “Piuma d’Oro”.

40 vjeçari, me origjinë shqiptare, baba i dy fëmijëve ishte rezident në Casirate, i punësuar me një kontratë me afat të caktuar për këtë periudhë me ngarkesë prodhimit, vd*iq si pasojë e pla*gëve të marra në aks*identin tr*agjik.

Bashkëshortja e tij, u bë dëshmitare kur ndodhi ak*sidenti i rëndë dhe humbi ndjenjat kur pa bashkëshortin të pla*gosur rëndë. Në vend shkuan menjëherë të lajmëruar nga punonjësit e tjerë, urgjenca e s*pitalit të Treviglios, një helikopter nga Bergamo, zja*rrfikësit, teknikë dhe agjentë të Komisartiatit të P*olicisë së Treviglios.

Fillimisht ishin z*jarrfikësit ata që nxorën nga makineria 40-vjeçarin, i cili pësoi një a*rrest k*ardiak për shkak të h*emorragjisë së madhe. Menjëherë u reanimua dhe më pas u transportua me helikopter për në spital.

Mjekët e futën në një operacion të vështirë për t’i shpëtuar krahun, por gjendja e shqiptarit mbeti kritike deri mbrëmjen e kaluar, kur spitali njoftoi v*dekjen e tij. Arjani kishte shkuar në Itali njëzet vjet më parë, e më pas kishte kaluar një jetë me s*akrifica për t’i dhënë familjes së tij një të ardhme.


Previous Next