Derbi londinez u karakter/izua me një rivalitet të madh dhe që mbajti në emocione tifozët në sta/diumin “Wembley”. Tottenham – Arsenal ndahen baras 1:1, në ndeshjen derbi të javës së 29-të të Premier League në futboll.


Pikë e madhe për Arsenalin por për Tottenham është një hap pas në l/uftë për titullin e kamp/ionit. Në minutën e 16-të Aaron Ramsey kaloi në epërsi Arsenalin. Ai mori një top nga Lacazette dhe me hapa të shp/ejt futet në 16-sh, dujke mashtruar edhe portierin dhe fërfëllon topin në rrjetë.

Në minutën e 74-të, mbrojtësi shqiptar Shk/odran Mustafi shkaktoi pena/llti dhe vendasit barazuan rezultatin 1:1. Harry Kane ka qenë i saktë nga penalltia! Granit Xhaka e Mustafi u paraqitën titullarë, kurse ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të. Në minutën e fundit, Pierre-Emerick Aubameyang dështoi nga penalltia dhe lëshoi rastin për t’i sjellë tri pikë skuadrës së Arsenalit.

Ndeshja u përcoll nga 81.332 shikues. Tottenham ës/htë në vend të tretë me 61 pikë, ka 4 më shumë se Arsenali një pozitë më poshtë!



Previous Next