Nëna e një fëmije që kishte përmasat e një topi tenisi kur erdhi në jetë, ka folur për mundësitë e pakta që kishte vajza e saj 18 javëshe për të mbij.etuar. Foshnja Poppy Wicks ishte vetëm 360 gram kur lindi dhe nëse do t’i mblidheshin duart dhe këmbët do të përshtatej lehtë në pëllëmbën e dorës.


Prindërit e saj, të dy 31 vjeç përgatitën veten për më të keqen kur Poppy lindi në 9 mars, vetëm 1 javë pas afatit të ab.ortit dhe 15 javë para lindjes normale. Madje Hannah Wicks, nga Bristol, bleu një lepur të vogël lodër në mënyrë që foshnja e saj e vogël të mos qëndronte e vetmuar në arkivol.

Tani Poppy është 4 muajshe dhe peshon 2 kilogram,

ndërkohë që pesha mesatare për një të sapolindur është 3.4 kilogramë. Ajo është kthyer në shtëpi por ka ende nevojë për ndihmën e oksigjenit. “Poppy është vërtetë fëmija mr.ekulli. Ajo ka lu.ftuar kundër të gjitha shanseve për të mbi.jetuar dhe ia ka dalë mbanë. Ne kurrë nuk hoqëm dorë së shpresuari, por gjithmonë kemi qenë të përgatitur për më të keqen, që ajo nuk do t’ia dilte”, u shpreh nëna e vogëlushes.

Nënës iu dha lajmi pikë. llues që foshnja e saj ishte e pamundur të jetonte pasi ishte vetëm 18 javëshe. Poppy vu.ante nga kufizimi i rritjes së fe.tusit që do të thotë që gj. aku nuk arrinte në venat e saj. Kur mjekët e spitalit Southmead në Bristol çuan Hannah në një dhomë ajo pa kutitë e kartopicetave dhe e mori me mend se do t’i jepej një lajm i tme.rrshëm.

Por falë foshnjës që nuk pranoi të ndalte lu.ftën dhe punës e kujdesit të stafit të spitalit, tre javë më vonë në ditën e nënës Hannah më në fund mundi të mbante në krahë vajzën e saj të dashur./noa.al/


Previous Next