Gerard Pique është shumë i kënaqur me fitoren 1-0 ndaj Manchester United në Old Trafford, por mendon çdo gjë është e hapur.
“Pasi pamë ndeshjen e tyre ndaj PSG, nuk duhet të kemi besim te ky rezultat.
Ata shkuan në Paris me një disavantazh më të thellë dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi.
Klubet e mëdha janë në gjendje të përmbysin rezultatin në çdo stadium të Europës.
Ishte një ndjesi e veçantë të vija këtu pas kaq shumë vitesh, në aspektin mbrojtës jemi në momentin më të mirë të sezonit. Ndihem mirë për shkak të moshës dhe eksperiencës time.”