Në fshatin Vidimriq të Mitrovicës iu dha l*amtumira e fundit Visar Behramit i cili u gjet i pa sh*enja jete dje pas shembjes së hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë.

Visar Behrami, 27 vjeçar u v*arros sot ndërsa të pranishëm ishin një numër i madh i qytetarëve të Mitrovicës.


Famija Behrami ka vendosur t’ia fal gj*akun familjes Hajrizi për h*umbjen e djalit të tyre.

P*rokuroria e Mitrovicës ka kërkuar 30 ditë parab*urgim për A.H dhe Q.H, iu janë vënë p*rangat në lidhje me shembjen e djeshme të hotelit ‘Adriatik’ që e la një të v*dekur.

KALLXO.com mëson se personat e ndalur janë A.H si punëdhënës dhe Q.H si punëkryes në objektin e Hotel ‘Adriatikut’.

Pas shembjes së një pjesë të hotelit, i ngujuar kishte mbetur Visar Beharamim 27 vjeçar nga Mitrovica.

Brenda objektit të Hotelit Adriatik në momentin e shembjes kanë qenë duke punuar katër punëtorë, tre prej të cilëve kishin arritur të dilnin nga vendi dhe të shpëtonin, ndërsa i ngujuar nën gërmadhat e Adritatikut për orë të tëra kishte mbetur Visar Behrami.

Pas më shumë se gjashtë orë kërkimi nga njesitë e p*olicisë, z*jarrfiksave dhe FKS-së ishte gjetur pa shenja jetë trupi i tashmë të ndjerit Visar Behrami.

Sipas p*olicisë dhe Komunës së Mitrovicës d*yshohet se shkaku i shembjes ishte renovimi që po bëhej në këtë hotel, për të cilat punime nuk ishte marrë leje.



Previous Next