Manchester United ka identifikuar Idrissa Gueye si zëvendësuesin e mundshëm të Ander Herrera i cili do të largohet në fundit ë sezonit.
Mesfushori i Everton, i cili ka qenë shumë pranë PSG në janar, konsiderohet nga Solskjaer si një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës.
United ka refuzuar t’i japë Herrera-s 240,000 euro në javë dhe ai pritet të largohet pas pesë viteve të kaluara në Old Trafford.
Solskjaer i ka kërkuar klubit një zëvendësues me eksperiencë dhe 29-vjeçari Gueye do të ishte i përsosur.
Senegalezi mund të kushtojë rreth 35 milionë euro në verë teksa United pritet të bëjë rreth pesë blerje në merkaton e verës duke përfshirë një mbrojtës të djathtë, një qendërmbrojtës, dy mesfushorë dhe një sulmues anësor.
Declan Rice është një tjetër objektiv i United, po ashtu edhe Saul Niguez i Atletico Madrid. Megjithatë Gueye është opsioni më i lirë.