Skuadra e Tottenham Hotspur është shokuar me lajmin e fundit nga stafi mjekësor, lidhur me yllin e skuadrës, Harry Kane.
Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Manchester City, Kane ishte detyruar të lëshoj fushën më herët, pasi pësoi një lëndim në duelin me Fabian Delph.
Sulmuesi i kombëtares së Anglisë do ta ketë të pamundur të kthehet për ndeshjen e dytë, dhe madje mund të humb gjithë pjesën e mbetur të sezonit.
Sipas faqes zyrtare të Tottenham, Kane ka pësuar një dëmtim në ligamente.
Gjithashtu është konfirmuar edhe dëmtimi i Dele Alli, i cili ka pësuar një lëndim të rëndë në dorë, pikërisht në ndeshjen ndaj Man City.