Manchester United janë shumë afër që të sigurojnë nënshkrimin e yllit portugez.
Sipas raportimeve të ‘A Bola’, Manchester United janë duke prirë në garën për yllin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.
‘Djajtë e kuq’ pritet të kenë konkurrencë të fortë nga Milan, pasi lojtari më herët kishte thënë se do ta pëlqente një rikthim në futbollin italian, ku kishte kaluar pesë vite.
24 vjeçari i cili shënoi 27 gola dhe shtoi 15 asistime këtë sezon ka një klauzolë liruese prej 95 milionë eurove.
Manchester United duket se janë të gatshëm që gjatë verës ta transferojnë portugezin në ‘Old Trafford’.