Jose Mourinho është rikthyer të flasë për magjinë e Champions League, ashtu si çdo javë portugezi merr pjesë në televizionin “Russia Today”, ku analizon ndeshjet e këtij kompeticioni.

Padyshim që këtë herë është marrë më shumë me Ajaxin, një skuadër që ai e vlerësoi dhe tha me bindje se mund ta skualifikonte Juventusin dhe ashtu ndodhi.


“Juventusi ishte një tjetër skuadër që e lejoi Ajaxin të luajë me pikën e tyre më të fortë. Para këtij momenti, askush nuk i respektonte ata, dhe i linin të luanin me kualitetin që ata kanë. Ata kanë lojtarë të rinj fantastikë, me pak eksperiencë dhe kanë disa vjet që luajnë së bashku, që kur dy vite më parë luajta kundër tyre në finalen e Europa League”, tha fillimisht portugezi.

Si e ndali Mourinho Ajaxin? – “Ne iu dhamë atyre lojën që ata nuk donin. Ata u ankuan për ndërtimin e lojës me topa të gjatë, u ankuan për Fellainin, u ankuan për lojën fizike që ne iu dhamë dhe ata nuk e përballuan dot. Nëse luan ndaj Ajax në mënyrën që ata duan, do të rrezikosh sepse ata janë më të mirë se ju”.

Nëse Ajax luan kundër Barcelonës ose Liverpoolit në finale, nëse shkojnë në finale fillimisht, mendoj se Barcelona dhe Liverpool do i mundin ata duke luajtur me lojën e vet. Por, nëse nuk ke kualitet në skuadër, duhet të bësh disa strategji dhe të iu japësh atyre (Ajaxit) lojën që nuk duan”, analizoi më tej Mourinho.

Në fund, ish-trajneri i Manchester United për de Ligt tha se është një lojtar shumë i fortë fizikisht dhe shtoi se kur luajti në finalen e EL para dy vitesh (asokohe 17 vjeç) mbrojtësi dukej si një lojtar 26 apo 27 vjeçar. Një lojtar fantastik e përkufizoi Mourinho.




Previous Next