Mauricio Pochettino është deklaruar pas fitores ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Tottenham fitoi 1 me 0 mbrëmë ndaj Manchester Cityt në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Por, Spurs morën një lajm të keq, pasi Harry Kane pësoi lëndim, ndërsa Mauricio Pochettino ka bërë me dije se ai mund t’i humbet të gjitha ndeshjet e këtij sezoni.
“Është për të ardhur keq. Do të jetë shumë e vështirë dhe do të na mungojë, ndoshta për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë trajneri argjentinas për “BT Sport”.
“Nuk ka shumë kohë për t’u rikuperuar. Ai e shtrembëroi kyçin e këmbës kështu që ne do të shohim ekzaminimet mjekësore”, vijoi ai.
Sulmuesi u detyrua të largohet nga fusha pasi ndrydhi kaviljen në minutën e 55-të të takimit në një tentativë për t’i marrë topin mbrojtësit të City-t, Fabian Delph.
Kujtojmë që Tottenham e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 17 prill.