Manchester United e Barcelona do të përballen sot në çerkefinalen e zjarrtë të Champions League. Kjo ndeshje konsiderohet si më e forta e kësaj faze në garën më të fuqishme evropiane.
Por, data 10 prill për Barcelonën sjell kujtime të errëta.
Pikërisht sot 1 vit më parë, Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve pas turpërimit që iu bë nga Roma.
Skuadra romake arriti që humbjen 4-1 në “Camp Nou” të rikthejë me “Remontada” duke fituar 3-0 në “Olimpiko”.
Kjo llogaritet si një nga humbjet dhe eliminimet më turpëruese në histori të Barcelonës.