Një g*ranatë sh*përthyese është gjetur në Den Haag në prag të ndeshjes Ajax – Juventus

Një k*ërcënim me b*ombë ka ndodhur në Den Haag të Holandës në prag të ndeshjes së sotme ndërmjet Ajaxit dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve, raporton Express.


Në qendrën e tifozëve të Den Haagg para hyrjes është gjetur një g*ranatë sh*përthyese. Ndërsa, anash ishte shkruar me ngjyrë shenja identifikuese e tifozëve të Ajaxit, “XXX”.

Kështu, siç njoftojnë mediat e huaja, d*yshimet e para për kryerjen e këtij v*eprimi shkojnë te tifozët e Den Haagg. Kjo për faktin se ky grup tifozësh më herët është binjakëzuar me tifozerinë italiane të Juventusit. Kjo ka bërë që P*olicia t’i shtojë masat e sigurisë për përballjen Ajax – Juventus për ta shmangur ndonjë t*razirë të mundshme në rrugët e qytetit, raporton Express.

Po ashtu thuhet se në zonën e tifozëve të Juventusit në tribuna do të bashkohen edhe ata holandez të Den Haag.


Previous Next