Portali “BalkanWeb” ka siguruar fotot e para të g*rabitësve, ndërsa kanë mbërritur në portën hyrëse të aeroportit Nënë Tereza, e njohur si hyrja e z*jarrfikëseve, nga ku kanë hyrë më pas në pistë e kanë kryer g*rabitjen thasëve me para në avion.
Sic duket edhe në fotot e mësipërme, autorët e m*askuar kanë p*rerë të pa shqetësuar nga askush, hekurat e portës, për të cilat burimet thanë se iu dashur rreth 60 sekonda kohë e më pas, me furgonin e bardhë me mbishkrimin ‘h*etimi tatimor’ kanë hyrë brenda në pistë. Në foto duket një prej tyre të p*resë hekurat e portës ndërsa të tjerët nuk kanë zbritur nga furgoni.
Në vetëm 60 sekonda me anë të një dare, ai arrin të p*resë drynin. Në kohë rekord g*rabitësit arrijnë të zhvendosin bllokun e betonit, të cilin e tërheqin me furgon pasi e lidhin me zinxhirë. nga fotot dallohet që g*rabitësi është i veshur me rroba kamuflash, antip*lumb dhe është i m*askuar. Në vetëm 20 sekonda, furgoni, që rezultoi i modifikuar në pjesën e parmë dhe i pajisur me targa të vjedhura, depërton brenda pistës dhe afrohet tek barku i avionit të linjës Tiranë – Vjenë.
Një ditë më parë, “BalkanWeb” publikoi fotot ekskluzive të momentit momentin kur g*rabitësit të a*rmatosur i janë afruar avionit dhe kanë kryer g*rabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës. Në pamje duket g*rabitësi i v*rarë, me syze por pa m*askë të zezë në fytyrë, jelek të zi dhe pantallona të zeza. Por me sa duket pamja e tij ka qenë një m*askë gome. Ai ndodhet anash avionit, pranë barkut, ku ndodheshin edhe paratë. Para tij, ndodhet g*rabitësi tjetër por me uniformë tjetër, me lara ushtarake (uniformë operacionale) teksa me a*rmën e ngritur k*ërcënon punonjësit. Të dy mbajnë në duar doreza. Po kështu duken edhe bagazhet teksa futen në avion.
Ata arritën të largohen duke përshkruar të gjithë pistën. Sikurse shihet në dy fotot e radhës, g*rabitësit dalin në anën e kundërt prej nga hynë. Edhe në dalje, përdorën të njëjtën teknikë, duke prerë rrethimin me tela. Sikurse dallohet në foto këtë veprim e realizojnë dy prej g*rabitësve, ndërsa një i tretë ruan me k*allashni*kov furgonin me para. Skema spektakolare e g*rabitjes, realizohet në total në 4 minuta.