Deri këtë edicion konsiderohej si më i miri në botë, por David de Gea duket se ka filluar të lëshoj formën që kishte.
Një statistikë interesante tregon se edhe ‘dështaku’ i Liverpool, Loris Karius ka bërë një sezon më të mirë sesa De Gea.
Karius kishte bërë dy gabime amatoreske në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid, për të shkuar në sezonin tjetër tek Besiktas.
Karius ka regjistruar statistika mjaft të mira në Superligën turke, madje statistikat e tij janë më të mira sesa të spanjollit të Man Utd.
Edhe pse nuk mund të krahasohet niveli i dy ligave në fjalë, vlen t’i hidhet një sy paraqitjeve të portierëve.
Më poshtë ua përcjellim statistikat e dy portierëve, të cila ‘Givemesport’ i ka marrë nga ‘WhoScored’ dhe ‘SofaScore’.
Golat e pësuar në ligë:
De Gea – 53
Karius – 39
Nota mesatare për ndeshje:
De Gea – 6.46
Karius – 6.70
Gabimet që sollën gol direkt:
De Gea – 4
Karius – 0
Gola të pësuar për ndeshje:
De Gea – 1.4
Karius – 1.2
Penallti të pritura:
De Gea – 0
Karius – 1
Saktësia në pasime:
De Gea – 58.8
Karius – 60.1