Qendër mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly, ka pësuar një lëndim të rëndë, i cili duket se do t’ia humb garat e Kupës së Afrikës.
Bailly të dielën bëri paraqitjen e tij të parë për United për herë të parë që nga muaji shkurt.
Kjo paraqitje e tij nuk shkoi aspak ashtu siç u prit, pasi lojtari la fushën e blertë pas një dëmtimi në ligamente.
Si pasojë e kësaj, qendër mbrojtësi i Bregut të Fildishtë do të humb garat e Kupës së Afrikës, ka konfirmuar skuadra e Man Utd, transmeton lajmi.net.
Rikthimi i Eric Bailly luajti për vetëm 71 minuta në rikthimin e tij, dhe nuk dihet se kur do të rikthehet përsëri.