Ylli brazilian pritet t’i bashkohet Bluve gjatë afatit kalimtar veror.

Philippe Coutinho është pranë largimit nga Barcelona, klub të cilit iu bashkua vetëm një vit e gjysmë më parë.Braziliani deri më tani nuk ka mundur të përsërisë paraqitjet që kishte bërë me Liverpoolin,


prandaj te ekipi katalanas nuk duan ta mbajnë më duke e vendosur në listën e shitjeve. Në mesin e skuadrave të interesuara tashmë në garë është futur edhe Chelsea, që sipas medieve në Angli e sheh Coutinhon si zëvendësuesin ideal të Eden Hazard,i cili do të transferohet te Real Madridi. Chelsea është i gatshëm të paguajë 155 milionë euro për ta blerë futbollistin 26-vjeçar, me shpresën se ai do ta zëvendësojë Hazardin që ka qenë lojtari kryesor i Bluve në këto vitet e fundit.


Previous Next