Pas qëndrimit të Sergio Ramos, trajneri i Real Madridit, Zidane ka përpiluar listën me emrat e lojtarëve që dëshiron të mbajë në skuadër.

Plot 17 lojtarë konsiderohen si të pashitshëm nga ana e trajnerit francez, ku ajo që bie në sy mes tyre mungon emri i Gareth Bale që po përflitet se do të rikthehet në Premier League.


Thibaut Courtois, Dani Carvajal , Alvaro Odriozola , Sergio Ramos, Nacho, Raphael Varane, Marcelo, Eder Militao, Casemiro, Toni Kroos, Luka Modric, Fede Valverde, Lucas Vazquez, Marco Asensio, Karim Benzema, Vinicius Jr dhe Rodrygo janë 17 lojtarët që Zidane dëshiron të mos largohen gjatë merkatos së verës.

Kohët e fundit është përfolur se Hazard do të bëhet blerja e bujshme e Real Madridit me belgun që pritet të prezantohet më 3 qershor.


Previous Next