Pasi u zbuluan emrat dhe mosha e dy vikti.mave në Çair, në rjetet sociale ka filluar solidarizimi me familjen e dy vëllezërve dhe janë shpërndarë fotografitë e të njëtëve.

Bëhet fjalë për Mensur Mustafën dhe Abdulkerim Mustafën të cilët janë me prejardhje nga Koliçani i Epërm.


Ministria e Punëve të Brendshme thonë se vikti.mat kanë qenë të moshës 26 dhe 28 vjeçare.

“Më datë 01.06.2019 rreth orës 11 është deno.ncuar se në rrugën ‘Kemal Sejfulla’ karshi poliklinikës Çair, gjatë gropimit të dheut me ekskavator për rrjetin ujësjellës, ka ardhur deri tek rrësh.qitja e dheut dhe si pasojë e kësaj tre trupa janë bllok.uar.

Dy nga personat 26 dhe 28 vjeçar kanë hum.bur jetën në vendngjarje, ndërsa personi i tretë 54 vjeçar me ndihmë të ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e Qytetit.”, thonë nga MPB për TV SHENJA.

Vde.kja e personave është konstatuar ekipe nga mjekësia ligjore. Për rastin janë njoftuar Prokuroria Themelore Publike dhe Inspektorati i punës.



Previous Next