Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, të premten, pasi një 60 vjeçar mori peng të dashurën e tij shqiptare dhe shoqen e saj, duke i v.ra.rë pastaj.Bëhet fjalë për gruan 34 vjeçe me inicialet I.S., me prejardhje nga Kamenica, e cila mësohet se u v.ra nga i dashuri për shkak të xhelozisë.


Pas marrjes peng nga 60 vjeçari, të cilit nuk është bërë i ditur nacionaliteti, ishte telefonuar qendra e thirrjeve emergjente, duke kërkuar ndihmë nga një fqinj aty afër. Sipas dëshmitarëve, njëra nga gratë kishte dalë në ballkon, e më pas ishte dëgjuar duke bërtitur në spanjisht, 60 vjeçari. Ai thoshte: “shikoni se çfarë keni bërë”.

Siç shkruan Blick.ch, më pak se 10 minuta pas thirrjes emergjente, policia kishte arritur në vendin e ngjarjes.Marrësi i pengjeve shikon dritaren dhe i kërkon policisë të qëndrojë larg.Ai u kishte thënë policisë zvicerane se kishte dy gra peng dhe i kër.cënoi t’i qëll.onte ato nëse policia nuk tërhiqet menjëherë

Pas kër.cënimit të 60 vjeçarit, arriti në vendngjarje edhe njësia e ndërhyrjes “Scorpion” dhe specialistët e grupit negociator.Në kontaktin e fundit në ora 8.30, pengmarrësi u thotë se do të heqë dorë për dhjetë minuta dhe do të përballet me policinë. Pak më vonë, dëgjohen disa të shtë.na në apartament.

Njësia e ndërhyrjes futet në vendin e ngjarjes dhe gjen tre persona të pla.gosur rëndë, dy gra dhe pengmarrësin.Por, si pasojë e pla.gëve të marra, dy gratë dhe pengmarrësi vd.es.in në vend.Lidhur me mos ndërhyrjen e policisë, zëdhënësi për media Marco Cortesi, ka thënë se,


nuk është vepruar me forcë pasi pengmarrësi kishte thënë fillimisht se do të dorëzohet, dhe autoritetet zvicerane, nuk kanë menduar se në fakt, do të ndodhte vr.as.ja.

Ndërkaq, nuk dihen shkaqet që sollën tragjedinë, por policia është duke i hetuar të gjitha pistat, për të kuptuar se s erdhi deri të vr.as.ja.Sipas presupozimeve të para, bëhet fjalë për çështje parash dhe xhelozi dhe se vik.tima tjetër nuk kishte të bënte me rastin e çiftit…Shqiptarja nga Kosova dhe shoqja e saj, jetonin së bashku në një banesë, në Döltschiëeg, ndërkaq vr.as.si, në një adresë tjetër.


Previous Next