Argjentina me shumë vuajtje siguroi kalimin në çerekfinalet e Kupës së Amerikës.

‘Albiçelestët’ e arritën këtë falë fitores 2-0 ndaj Katarit, me golat e Lautaro Martinez dhe Kun Aguero.


Kjo fitore u bë edhe më ëmbël falë fitores së Kolumbisë ndaj Paraguajit dhe tashmë kombëtarja e Scalonit nuk e pret një përballje e vështirë në raundin tjetër.

Argjentina do të takohet me Venezuelën të Premtën dhe absolutisht janë favoritët kryesor për të kaluar në gjysmëfinale.

Ndërkohë, Brazili, Kolumbia dhe Peru ende duhet të presin për t’i mësuar kundërshtarët e radhës.


Previous Next